Thursday, July 11, 2013

Punësimet në administratë, mënyra si do bëhet përzgjedhja (LAJM)

Edi Rama ka zgjedhur sërish rrjetin social Facebook për t’ju përgjigjur kritikeve për aplikimin “online” për punësimin në administratë. “Ne nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune po për ta bërë reale e transparente, marrëdhënien mes çdo individi të gatshëm për të kontribuar në sektorin publik dhe institucioneve në kërkim të njerëzve të duhur”. 
















Ndërsa sekretari për rininë Erion Veliaj sqaron se kushdo në çdo cep të vendit apo dhe jashtë tij, do të ketë mundësinë të aplikojë, në një procedurë që do te funksionoje njëlloj si me zgjedhjen e avokatit të popullit. “ Nëse ti jeton ne Sarande do aplikosh për drejtori në varësi të ministrive ose nëse jeton jashtë do aplikosh për konsullatat atje”. Ai shton se projekti për punësimet ne administrate qe do te nise zbatimin ne shtator, nuk do te njohe ndarje paraprake vendesh pune mes PS e LSI.
Dy forcat politike që si arme të fortë përdoren punësimin gjatë fushatës po negociojnë mes tyre vetëm ndarjen e posteve politike. Sekretari për rininë, thotë se nuk ka një datë se kur do të finalizohet ky proces, por shtoi se agjencia e re që do te ngrihet, do të përcaktoje dhe kriteret e përzgjedhjes për të thithur më të mirët në skuadrën e rilindjes. Kjo e fundit duket se ka hyre në një tjetër fazë, kur socialist kanë lënë ngjyrën tradicionale për t'u kthyer tek ajo gri, që bie në sy ne vendin e stacionuar për konferencat, karakteristike e së cilës është dhe termi “Zyra e kryeministrit të zgjedhur” , e cila deri më tani nuk është përdorur nga paraardhësit.
 

No comments:

Post a Comment