Thursday, July 11, 2013

Anaidi, një aleat më shumë për të joshur femrat... (FOTO)

Anaid Kaloti, 27-vjeçari që fitoi “Big Brother 6”, është fotografuar për herë të parë me makinën e tij “Peugeot”, dhurata që mori si fitues i “BB”, teksa kishte ndaluar të takonte një mikeshë.
Duket se tashmë me sharmin e fituesit, shumë vajza afrohen ta njohin Anaidin, apo i shfaqin dëshirën për të bërë një guidë në Tiranë me makinën e tij të re. Paparaci e ynë e ka fotografuar këto ditë ndërsa takohet me gazetaren Syrjeva Berberi, për të cilën ka pohuar kur ishte në lojë se ajo është mikja e tij më e mirë. 















Ata janë njohur në auditorët e Gazetarisë, ku kanë studiuar të dy, ndërkohë që thashethemet se mes tyre ekziston diçka, përgjithësisht i kanë mohuar, duke u shprehur se janë aq miq të mirë, sa mund t’ua besojnë sekretet vetëm njëri-tjetrit. Syrjeva ka pohuar se e njihte aq shumë Anaidin, sa gjatë qëndrimit të tij në lojë, ajo foli me bindje në një intervistë për gazetën “Panorama”, se mes tij dhe Joanës kurrë nuk do të krijohej një lidhje jashtë, dhe ashtu ndodhi me të vërtetë.

No comments:

Post a Comment