Thursday, July 25, 2013

Video Horror !!! Peshkaqeni sulmon adoleshenten. (VIDEO )

18-vjeçarja Bruna Gobbi është kafshuar në këmbë dhe skena e tmerrshme është filmuar e gjitha nga një kamera amatore.Gjatë sulmit duket uji përreth viktimës që skuqet nga gjaku para se adoleshentes t’i vijë në ndihmë një person me motor uji, i cili arrin ta çojë në breg e më pas Bruna transportohet në spital.18-vjeçarja ishte dëmtuar rëndë në këmbën e majtë dhe në spital ndërroi jetë pas operacionit ku iu pre gjymtyra disa centimetra poshtë gjurit.Vajza nga Sao Paolo kishte shkuar në plazhin Boa Viagem të Recifes për të takuar disa familjarë. Mediat lokale theksojnë se vajza ishte paralajmëruar për rrezikun e të notuarit në atë zonë nga tabelat e shumta që janë vënë nga autoritetet.










Që nga viti 1992 janë shënuar 21 sulme peshkaqenësh në këtë plazh dhe 10 prej tyre kanë përfunduar tragjikisht. Bruna Gobbi është femra e parë që vdes nga një sulm i tillë.



Indi, djali me bisht shihet si Zot....

Një djalë 12-vjeçar me një bisht në kurriz konsiderohet si një Zot në Indi. Ai ka ndjekës të cilët kur vizitojnë shtëpinë e tij lënë para’ ose dhurata në këmbim të bekimit.Ata mendojnë se djaloshi, i cili thërritet Balaji, është rimishërimi i Zotit-majmun hindu me emrin Hanuman.Por, për doktorët 12-vjeçari vuan nga meningocela, një çrregullim i shtyllës kurrizore.Balaji, i cili jeton me gjyshërit në Chandigahr, thotë: “E dua shumë bishtin tim sepse e kam dhuratë nga Zoti. Njerëzit më respektojnë dhe më përulen prej tij. Ndihem i veçantë.”



















Një “gabim” seksi LIVE i reporteres...(VIDEO)

“Incidenti” i paimagjinueshëm, veçse për të qeshur, ndodhi gjatë një raportimi të lajmeve “Live” në televizionin ABC12, që mbulon zonën e mesme të Michigan-it.Riley ishte duke përdorur një hartë interaktive në ekran, për t’i treguar teleshikuesve një zonë në qendër të Saginaw-it, të dëmtuar nga ndërtime të shumta, kur vizatoi “mjeshtërisht” gjithçka u tha më sipër.Video e vizatimit “të dyshimtë” të Riley-t përfundoi në rrjetet online, duke tërhequr interes dhe padyshim edhe komente ironike, në lidhje me atë që ka pasur në mendje në atë moment reporterja, pavarësisht se ishte duke prezantuar lajmet.As Riley dhe as stacioni televiziv nuk kanë komentuar ende mbi “incidentin”.
 



















Si mund të mbijetojmë një sulmi në zemër kur jemi vetëm?

Ka shumë raste të sulmit në zemër tek personat, e që në atë moment kanë qenë të vetëmuar. Zemra fillon te rrahë në mënyrë jo të rregullt dhe viktima fillonë të zbehet, ka vetëm rreth 10 sekonda për të reaguar para humbjes së vetëdijes.

























Megjithatë, këto viktima mund të ndihmojnë veten e tyre duke u kollitur në mënyrë të vazhdueshme dhe shumë fuqishëm.
- Një frymëmarrje e thellë duhet të merret para çdo kolli, kolli duhet të jetë i thellë dhe i zgjatur, si kur deshirojmë te   pështymë nga thellësia e gjoksit.
- Një frymëmarrje dhe një kollë duhet të përsëritet për çdo dy sekonda derisa zemra të ndihet me e stabilizuar.
- Frymëmarrja e thellë e merr oksigjenin në mushkëri dhe lëvizjet e kollitjes e shtrydhin zemrën për ta mbajtur gjakun në qarkullim.

Wednesday, July 24, 2013

Korab Jetishi martohet me Gentën

Dasma e Korabit, i cili është djali i vetëm i këngëtarit të njohur të muzikës popullore Shkëlzen Jetishi, është mbajtur mbrëmë në “Restaurant Xeni Imperial”. Restorant është hapur së fundi nga vet Shkëlzen Jetishi.Bëhet e ditur se gjatë mbrëmjes, mysafirët i ka argëtuar edhe vet Xeni.
Mësohet se çift i ri, Korabi dhe Gentiana janë duke pritur fëmijën e parë të tyre, që edhe e ka nxitur dyshen të përshpejtojë planet për martesë.























Ippo, krijesa e një gomari dhe zebre! (E CUDITSHME)

Është lindur në një fermë private dhe quhet Ippo. Kjo kafshë është një ekzemplar i rrallë, i një kryqëzimi mes një gomari femër dhe një zebre mashkull. Lindja e rrallë ka ndodhur në Firence.




















Fansat ofendojnë me fjale te ''pista''Rozana Radin

Kengetarja dhe aktorja e njohur Rozana Radi eshte gjendur ne nje situate te palakmueshme ne nje mengjes kur ka kontrolluar llogarine e saj ne Instagram.
Disa nga mikeshat e saja te cilat e ndjekin ne kete rrjet, e kane ofenduar rende kengetaren Radi duke e quajtur ”lope”.
Pasi qe komentet kane qendruar me ore te tera pa u fshire, ne kemi mundur te kapim ate skene te ofendimeve,transmeton yllpress.
Po cili mund te kete qene qellimi i dy vajzave per te ofenduar Rozanen nuk e dime, por e dime qe pas nje kohe kengetarja i ka fshire komentet ne fjale…