Tuesday, June 18, 2013

Jeleku, Berishën e kontrollojnë qytetarët në Durrës

Deklaratat e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, se kundërshtari i tij politik lëviz i veshur me jelek antiplumb, ka shtyrë qytetarët durrsakë për të vërtetuar një gjë të tillë. Gjatë takimeve që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar dje në qytetin e Durrësit, një grua e moshuar nuk ka nguruar ta pyeste Kryeministrin nëse ai ishte i veshur me antiplumb, sikurse shprehet herë pas here kreu i opozitës Rama. Pasi ka marr përgjigjen nga Berisha se antiplumbi nuk ekziston dhe ndodhet vetëm në mendjen e Ramës, ajo ka shkuar më tej duke e prekur Kryeministrin në trup për të vërtetuar nëse po thoshte të vërtetën dhe u kthye duke thënë se “Rama është një mashtrues shumë i madh”.
















 Kreu i Ekzekutivit ka kryer një sërë takimesh, ku fillimisht është takuar me qytetarë të zonës së ish-Kënetës, ndërsa më pas Berisha ka bërë një shëtitje në këmbë në bulevardin kryesor të qytetit, i cili nis nga sheshi “Liria”, deri te “Torra Veneciane”. Ai shoqërohej nga kandidatët për deputetë të qarkut, ndërsa ka lëvizur në këmbë në rrugën tregtare nga Bashkia deri te “Torra Veneciane”, duke takuar qytetarë e pronarë të subjekteve tregtare. Së bashku me qytetarët, Kryeministri ka dalë në fotografi, është ulur e ka biseduar me ta, duke u kujtuar të votojnë PD për mandatin e tretë.

No comments:

Post a Comment