Friday, July 12, 2013

Vesa e shtrirë është seksi, por zhgënjen kur... (FOTO)

Zakonisht ka pasur probleme me peshën, duke mbajtur edhe dieta, siç ishte rasti kur mori pjesë në garën “Dancing with the stars”, dhe të dobësohej ishte njëlloj kushti. Por, tashmë këngëtarja kosovare, pasi ka mbushur 27 vjeçe, ka provuar të bëjë foto sensuale në plazh, ku duken format reale të trupit. Pavarësisht kileve të hequra në pjesën e sipërme të trupit, me këmbët ka pak probleme.

















Mesa duket, problemi i shëndetit te këmbët është i hershëm për Vesën, pasi është vënë re se ajo në daljet e saj skenike mban të veshura geta rrjetë, që është vërtetuar që e fshehin mirë këtë problem të shëndetit. Vesa Luma ka pohuar se po jeton momentet më të bukura të jetës, pas fejesës më reperin Gerald Xhari (Big Basta). Ajo së fundi festoi ditëlindjen e saj me një tortë të artë, e cila formonte shkronjën e parë të emrit të saj dhe atë të të fejuarit. Vesa e ndau gëzimin e ditëlindjes me fansat e saj, duke e konsideruar këtë 27-vjetor më të lumturin e jetës së saj.
 

No comments:

Post a Comment