Monday, July 15, 2013

Psy vazhdon dominimin në YouTube ,Ja celesi i suksesit (FOTO-LAJM)

Këngëtari korean PSY theu rekorde me këngën “Gangnam Style” vitin e kaluar dhe vazhdon të dominojë internetin – me 3 miliardë shikime në kanalin e tij në YouTube.Ndikimi i PSY mund të krahasohet vetëm me Rihanna dhe Justin Bieber, pasi ata janë të vetmit artistë të tjerë, të cilët kanë më shumë shikime në YouTube.Duke provuar se Gangnam Style nuk ishte e vetmja këngë me më shumë shikime, kënga e re e PSY “Gentleman”, u bë videoja më e shikuar në 24 orë, duke arritur në 38.4 milionë shikime brenda ditës së parë.










Ajo arriti në 100 milionë shikime brenda katër ditëve, ndërkohë që Gangnam Style i është dashur dy muaj për të arritur të njëjtën shifër.Aktualisht, Gentleman është në gati 475 milionë shikime, pothuajse në gjysmë të rrugës për 1 miliard shikime.Videoja Gangnam Style ishte e para për të arritur një miliard shikime në YouTube, pasi ajo tejkaloi ‘Baby’ të Justin Bieber dhe tani ka kaluar 1.7 miliardë shikime – edhe ndoshta do të bëhet videoja e parë në YouTube për të arritur 2 miliardë shikime.

No comments:

Post a Comment