Tuesday, July 16, 2013

Orinda Huta fryn buzët (FOTO)

Këngëtarja Orinda Huta nuk i ka shpëtuar manisë për buzë të fryra, duke iu nënshtruar ndërhyrjes me silikon. Orinda, e cila vitet e fundit më shumë i është përkushtuar televizionit, pasi prezanton një program rinor në “Vizion Plus” së bashku me Fabin e “Produkt 28”, ka realizuar dhe fotot e para me buzët e rimodeluara, ku vihet re ky ndryshim në pamjen e saj. Kjo është ndërhyrja e dytë estetike që ajo bën në fytyrën e saj, pas operacionit plastik në hundë. Orinda pak javë më parë sfiloi e veshur nuse në pasarelën e “Geraldina Sposa”, ashtu siç shfaqet çdo vit me të bardha. 














Për sa i përket jetës private, ajo vazhdon të jetë bashkë në një lidhje me Tyrjan Hyskën, producentin dhe regjisorin e “Apartamentit 2 XL”, spektaklit të humorit në “Vizion Plus”.

No comments:

Post a Comment