Wednesday, July 24, 2013

Gjendet i vdekur shqiptari me këmbë dhe duar lidhur..

Të martën policia ka dërguar një thirrje për dëshmitarët. Lutën njerëzit të cilët kanë njohur Arsen Memajn që të paraqiten. Sepse pas një muaji hetimesh, brigada kundër krimeve ka vështirësi të nxjerrë prova në lidhje me vdekjen e tij.
Mediet kanë treguar edhe fytyrën e të ndjerit, për të ecur më tej në hetime. Policia di se në kohën e saktë të zbulimit të tij viktima ishte i veshur me një markë të errët, një xhaketë të zezë Black Box me kapelë, me një xhins blu, çizme Landrover dhe është i gjatë 1.72 metra, transmeton albinfo.ch.















Në mes të qershorit trupi i burrit 26-vjeçar është gjetur në lumin Rhône, afër Verbois. Hetimet fillestare kanë treguar se trupi kishte mbetur në ujë për disa javë.
Duart dhe këmbët, të lidhura
Sipas informatave të gazetës “20minutes”, viktima u gjet me duar dhe këmbë të lidhura. Një element që nuk drejton domosdoshmërisht policinë në teorinë e vrasjes. “Aktualisht, ne nuk preferojmë asnjë pistë”, ka përsëritur thjesht shërbimi policor për shtyp.
Arsen Memaj, me origjinë shqiptare, i njohur gjithashtu si Ermal Emaj, banonte në Zvicër pa leje qëndrimi. Ai nuk ishte i listuar për veprimtari kriminale. Kërkohen dëshmitarët potencialë që të kontaktojnë policinë në 022 427 72 40.

No comments:

Post a Comment