Tuesday, July 23, 2013

Angela Martini sherr në mes të lokalit me të dashurin (VIDEO)

Pushimet në St. Tropez i kishin filluar bukur. Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini dhe multimilioneri Tim Voegele kishin planifikuar të kalojnë disa ditë të lumtura në Cote d’Azur. Ndoshta edhe për të sjellë dashurinë e tyre përsëri në rrugë. Por do të mjaftonin “20 minuta” që Tim dhe Angela t’i jepnin fund lidhjes së tyre këtë fundjavë.












Në një drekë romantike në St.Tropes çifti është parë duke u grindur me zë të lartë. Martini dhe Voegel kishin braktisur mbrëmjen romantike që kishin planifikuar.
Çfarë ndodhi më pas, e din vetëm Tim Vogele dhe Angela Martini. Modelja shqiptare ishte parë të shtunën përsëri në shtëpinë e saj në Nju Jork.
Edhe menaxheri i Angela Martinit ka konfirmuar ndarjen e saj nga i dashuri.
Modelja shqiptare me origjinë nga Shkodra nuk do të thotë asgjë për shkëputjen e saj me Time Voegelen. Një burim ka thënë se, “mosmarrëveshjet mes tyre kanë çuar deri te prishja e lidhjes”.
Angela Martini është e lindur në Shkodër. Ajo ka jetuar në Zvicër para se të depërtonte në skenat e mëdha të modelimit në Nju Jork.

No comments:

Post a Comment