Friday, July 12, 2013

6 veprime për të shpëtuar nga era e pakëndshme e djersës (KESHILLA)

Shkaku është çekuilibrime hormonale, eksitimi emocional, ushqimet pikante, stërvitjet, dhe stresi. Situatat e pakëndshme do t’i përballoni më lehtë në qoftë se ju do të ndiqni disa këshilla.
















Erërat e pakëndshme largohen nga uji

Uji jo vetëm që pastron trupin tuaj, por pengon erën në sqetull. Së paku dy dushe në ditë do të ndihmojnë njerëzit të cilët djersen tepër për..
Vishni rroba pambuku
Veshja me rroba pambuku ndihmon lëkurën tuaj për të marrë "frymë" dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë djersë të tepruar. Shmangni pëlhurat që krijojnë acarim të lëkurës dhe të ngrohjes, duke rezultuar në djersitje te tepruar.
Përdorni limon
Limoni ndihmon në zvogëlimin dhe parandalimin e djersës, sidomos në sqetull. Ju mund ta vini një gjysmë limoni nën sqetull. Nëse ju përjetoni një acarim të butë, mos u shqetësoni, por në qoftë se ka një skuqje të lëkurës, ai duhet shmangur.
Deodorantët kundër djersës
Deodorantet kundër djersës janë efektive në parandalimin e shfaqjes së erës së pakëndshme. Por ata nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë personat, dhe jo gjithmone është zgjidhja më e mirë. Ato mbyllin poret dhe parandalojnë akumulimin e djersës në sipërfaqe të lëkurës. Edhe pse këto veprojnë shumë shpejt, kimikatet në to të shkaktojnë efekte anësore të tilla si irritim dhe njollë e lëkurës.
Hani shëndetshëm dhe humbni peshë
Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe humbje peshe do të ndihmojnë për të luftuar djersitjen e tepruar. Nëse pesha juaj është normale, në dietën tuaj përfshini më shumë fibra dhe shmangni erëzat. Kjo do të shpëtoj trupin tuaj nga toksinat.
Uthulla
Ndoshta kjo është një surprizë për ju, por me të vërtetë uthulla ndihmon njerëzit të cilët djersinë tepër. Është e nevojshme në mbrëmje para gjumit ta bëni lëkurën me uthull dhe ta lini të thahet. Në mëngjes, sigurohuni që të bëni një dush.

No comments:

Post a Comment