Thursday, May 30, 2013

Këshilla për një bark të sheshtë




















Në vajzëri, “barku” shfaqet për shkak të kequshqyerjes, nga abuzimi me ushqimin e papërshtatshëm dhe aspak të shëndetshëm. Nëna e re kërkon t’i rikthehet barkut të saj të sheshtë dhe të shpëtojë nga ai që i është krijuar pas shtatzënisë. Ndërkohë barku i gruas në moshë zhduket si pasojë e pasivitetit. Por duhet theksuar se në përgjithësi, kjo gjë ndodh më shumë prej avancimit të moshës. Në përgjithësi, përveç kujdesit për një bark të sheshtë, është e rëndësishme edhe pamja e lëkurës në atë zonë, që të mos përkeqësohet nga efekti antiestetik. Për të pasur një bark të sheshtë, ju këshillojmë që për një javë të mos mbani një dietë të sajuar nga vetë ju, pasi ndryshimi i menjëhershëm i peshës ndikon negativisht në lëkurë.

Bark i sheshtë: këshilla për të ndjekur një dietë të përshtatshme

Këshilla e artë për të pasur linja të mira dhe bark të sheshtë mbetet gjithmonë ajo që duhet të pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Të pini përpara, gjatë dhe pas vakteve të ngrënies, të paktën një litër e gjysmë ujë natyral, jo shumë të ftohtë dhe me përmbajtje të ulët natriumi.

Zgjedhja e ushqimeve për të pasur një bark të sheshtë

Shumë fryrje të barkut mund të vijnë si pasojë e zakoneve të këqija të ushqyerjes. Të shohim se si mund të zgjidhet ky problem që të keni një barktë sheshtë…

Ushqimet që duhen pakësuar apo shmangur janë bishtajoret, perimet e gatuara, djathërat e ndenjur, patatet, buka, por edhe gjërat e skuqura, salçiçet dhe sheqernat. Ndërkohë ju duhet të konsumoni drithërat, peshkun blu, mollët, dardhat, kivit dhe ananaset. Është shumë e rëndësishme që të mos e teproni duke ngrënë shumë. Ndër të tjera, për të pasur bark të sheshtë është mirë që për një periudhë të gjatë kohe të shmangni alkoolin, çamçakëzët dhe pijet e gazuara. Shmangni ngrënien e frutave pas vakteve sepse ato rrisin aciditetin në stomak. Provoni të hani ushqime me erëza aromatike (rozmarinë, borzilok, nenexhik, hudhër, qepë, majdanoz), pa përdorur vaj, bukë apo përbërës të tjerë yndyrorë, armiq të betuar të barkuttë sheshtë, shkruan shqip.

Ju pëlqejnë frutat?

Sigurisht që ato ndikojnë pozitivisht për të pasur një bark të sheshtë. Përmendim këtu rrushin (pastron veshkat dhe mëlçinë), ananasin (përdoret për tretje), por edhe kivin (ka shumë vitamina).

Për ta mbyllur…një aktivitet i butë fizik për të pasur një bark të sheshtë. Minimumi ju duhet të ecni vetëm një orë e gjysmë çdo ditë

No comments:

Post a Comment